All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

SPAK çon për gjykim dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 12:14 | Aktualitet
SPAK çon për gjykim dy ish-anëtarët e Gjykatës
All - Paragraf - 1

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dërguar për gjykim çështjen ndaj dy ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo.

Të dy akuzohen për veprën penale të refuzimit për mosdeklarim dhe fshehje, si edhe deklarim të rremë të pasurisë.

All - Paragraf - 3

Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme sekuestroi disa pasuri te patundshme të dy ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe një ish-gjyqtari të lartë të shkarkuar nga vetingu.

Sipas SPAK, ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja, iu sekuestrua një apartament, ish-gjyqtarit kushtetues, Fatos Lulo, një dyqan.

Për ligjshmërinë e të njëjtave pasuri, ish-anëtarët e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë nuk bindën më herët as trupat e vetingut, që i përjashtuan nga sistemi i drejtësisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos