Parashikimi i motit: 3 gusht 2021

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 07:04 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 3 gusht 2021

Paraditja vijon e kthjellët në të gjithë vendin, por orët e mesditës sjellin vranësira në veri dhe qendër, si dhe ndonjë rrebesh të përkohshëm në skajin verior.

Temperaturat ulen lehtë ne mëngjes, por rënie me 2°C sjell mesdita, ndërsa dy vlerat termike të ditës do të luhaten nga 17 në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në mëngjes dhe mbrëmje, por sërish mesdita forcon erën në mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke ngjitur dallgëzimin në brigje në 4 ballë; dallgëzim prej 5-6 ballë pritet në Jon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos