Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfiskuar një pronë të një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge.
“Pronë e konfiskuar me vlerë 5 milionë euro i kalon shtetit shqiptar!
Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, njofton SPAK.
Bëhet fjalë për “Ador Resort”, ndaj të cilit Gjykata për Krime të Rënda, vendosi në fillim të shkurtit të 2019 masën e sekuestros preventive. Ky hotel është në pronësi të Admir Hoxhës, i konsideruar si truri i laboratorit të heroinës në Has. (A2 Televizion)