SPAK “zbarkon” në zyrën e Arsimit në Dibër

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 19:47 | Kronikë
SPAK “zbarkon” në zyrën e Arsimit në Dibër

Oficerët e SPAK kanë zbarkuar këtë të martë në zyrën arsimore të Dibrës.

Mësohet se 3 persona janë ndaluar, Fitim Farruku shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani, polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit, si dhe Halit Shehu, specialist pyjesh.

Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar, dyshohet për korrupsion. Oficerët e SPAK kanë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos