Forcat e rendit kanë identifikuar tashmë vendin ku fshihet autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar për krimin, mendohet se ndodhet në një vilë Zona përreth po monitorohet nga forcat speciale Renea, repartet e FNSH-së si dhe nga ajri me helikopterë Nga një distancë të afërt oficeri u qëllua nga 21-vjeçari, në arrest shtëpie për drogë, duke u goditur në zemër
Forcat e rendit kanë identifikuar tashmë vendin ku fshihet autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.
Aldo Rama, 21-vjeçari i dyshuar për krimin, mendohet se ndodhet në një vilë, një banesë me ngjyrë të bardhë që ndodhet rreth 400 metra nga vendi ku u konsumua krimi, në zonën e Kune Vainit në Lezhë.
Zona përreth po monitorohet nga forcat speciale Renea, repartet e FNSH-së si dhe nga ajri me helikopterë. Nga pamjet duken qartësisht të paktën dy efektivë të forcave speciale që ndodhen në çatinë e godinës në fjalë.
Ndërkohë, dalin detaje të reja mbi dinamikën që i mori jetën oficerit të policisë. Sipas burimeve, Hoxha ndodhej me 4 kolegë të tij kur ndaluan një mjet që rezultonte me targa të vjedhura. Ndalimi ishte pasojë e dyshimeve se në atë zonë të mbrojtur nga shteti për pasuritë natyrore, po kultivoheshin lëndë narkotike.
Nga një distancë të afërt oficeri u qëllua nga 21-vjeçari, në arrest shtëpie për drogë, duke u goditur në zemër, ndërkohë që Rama ka mundur të largohet rreth 1 kilometër nga vrasja duke braktisur mjetin. (A2 Televizion)