
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, shprehu ngushëllimet për vdekjen e oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, i vrarë këtë të martë gjatë një operacioni policor.
“Policët dhe efektivët e tjerë të ndihmës së parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve dhe u jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që keqbërësit të vihen para drejtësisë”, shkroi ambasadorja në Twitter.
Vrasësi i dyshuar, i identifikuar si Aldo Rama nga Policia, është larguar pas krimit, ndërsa në zonën e Kune-Vainit vijon operacioni për kapjen e tij. Në vend kanë shkuar forcat RENEA dhe FNSH, të ndihmuar edhe nga qentë e policisë dhe një helikopter që patrullon zonën nga ajri. (A2 Televizion)