All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Spanja nxjerr një tjetër urdhër-arresti për ish presidentin e Katalonjës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 18:34 | Bota
Spanja nxjerr një tjetër urdhër-arresti për ish presidentin
All - Paragraf - 1

Vetëm disa orë pas dënimit të liderëve kryesorë të Katalonjës me 9-13 vjet burg për rebelim lidhur me rolin e tyre në referendumin e vitit 2017 për pavarësinë e rajonit, Gjykata e Lartë spanjolle ka nxjerrë një urdhër të ri arresti ndërkombëtar për ish presidentit Carles Puigdemont.

Ish kreu i Katalonjës u arratis në vitin 2017 dhe u strehua në Belgjikë nga frika e persekutimit prej autoriteteve spanjolle për çështjen e referendumit për pavarësi.

All - Paragraf - 3

Carles Puigdemont akuzohet nga autoritetet spanjolle për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike, të njëjta akuza këto me të cilat u dënuan dhe liderët e tjerë katalanas. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos