Spanja voton për herë të katërt në 4 vjet, kryeministri Sanchez, i pari në sondazhe

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 14:19 | Bota
Spanja voton për herë të katërt në 4 vjet, kryeministri

Qytetarët në Spanjë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, të katërtat që zhvillohen brenda 4 vitesh në vendin iberik.

Sondazhet nxjerrin sërish fitues të zgjedhjeve kryeministrin në detyrë, Pedro Sanchez, por kësaj radhe ai nuk do të ketë një shumicë në parlamentin me 350 vende.

Partia opozitare, Partia Popullore pritet të dalë forcë e dytë në këto zgjedhje, ndërsa me interes po shihet dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, e cila pritet të jetë forcë e tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos