Skuadra kampione e Shqipërisë, Teuta, do të luajë kundër Sherif Tiraspol në fazën e parë kualifikuese të Champions League për sezonin e ardhshëm. Shorti i hedhur këtë të martë vendosi durrsakët përballë kampionëve të Moldavisë.
Shkëndija e Tetovës do të luajë përballë NS Mura të Sllovenisë në të njëjtën fazë kualifikuese.
Ndeshjet do të zhvillohen më 6/7 dhe 13/14 korrik. Fituesit do të kalojnë në fazën e dytë kualifikuese të Champions League, për të cilën shorti do të hidhet të mërkurën në mesditë, ndërsa skuadrat humbëse do të kalojë në fazën e dytë kualifikuese të Europa Conference League, për të cilën shorti do të zhvillohet po të mërkurën, por në orën 13:30. (A2 Televizion)