Spanjollët u drejtohen kutive të votimit, ekstremi i djathtë pritet të futet në qeveri

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 15:09 | Bota
Spanjollët u drejtohen kutive të votimit, ekstremi i djathtë

Në Spanjë votohet në një klimë të nxehtë politike, por edhe asaj të natyrës me temperatura ekstreme.

Ndërsa turistët shijuan plazhet me rërë të Barcelonës vendasit kishin prioritete të tjera: të votonin në një proces zgjedhor që sipas sondazheve mund të sjellë fundin e pushtetit të socialistëve, kryeministrit Pedro Sanchez, ndërsa një parti e ekstremit të djathtë pritet të bëhet pjesë enjë qeverie të re për herë të parë në 50 vjet.

Në qendrat e votimit të pajisur me ventilatorë për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë më lehtë, votuesit u përballën me të nxehtin për të hedhur votën e tyre, duke thënë se po kryenin detyrën e tyre qytetare.

Votimi zgjat deri ne orën 20:00 kur do të publikohen exitpoll-et. Rezultati përfundimtar pritet të vendoset me më pak se një milion vota dhe më pak se 10 vende në Parlamentin me 350 vende, thonë ekspertët.

Sanchez kaloi vendin në zgjedhje të parakohshme pasi e majta pësoi një disfatë serioze në zgjedhjet lokale në maj. Sondazhet tregojnë se këto zgjedhje ka të ngjarë të prodhojnë një fitore për Partinë Popullore të qendrës së djathtë të Alberto Nunez Feijoo, por për të formuar një qeveri do t'i duhet partneritet me Vox-ine ekstremit të djathtë – që kryesohet nga Santiago Abascal.

Do të ishte hera eparë që një parti e ekstremit të djathtë hynte në qeveri që nga fundi i diktaturës së Francisco Frankos në vitet 1970. Ndërsa udhëheqësja e krahut të majtë Sumar, Yolanda Diaz, duke i nxitur njerëzit të votojnë për demokracinë tha se të drejtat e njeriut ishin në rrezik nëse në pushtet vjen një parti e tillë.

Qeveria socialiste e pakicës së Sanchez është aktualisht në koalicion me të majtën ekstreme Unidas Podemos, që kandidon në zgjedhjet e së dielës nën platformën Sumar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos