Ai ishte 15 vjeç kur mbërriti për herë të parë në Shqipëri. I kishte shpëtuar vdekjes në tokën e tij. Nga Çamëria, kishte përveç rrobave edhe një aparat të vogël fotografi. ishte në aparat i asaj kohe, ku pavarësisht tmerrit të përjetuar, urisë, e vështirësi së rrugës ai memorizoi fragmente historie. Trojet nën flakë, karvanin e vuajtjeve, çadrat e sajuara rrugës me qilimat e shtëpive. Dhe të gjitha këto Skënder Beqiri sot 90 vjeç i rrëfen përmes një ekspozite. Në këtë ekspozitë në Vlorë gjen edhe histori të ngjashme. Dikush rrëfen vendet ku duhet të ishin, ndërsa të tjerë historinë e dhimbjeve të trashëguara. Skënder Beqiri e vijoi këtë rrugëtim ku sjell dëshmi dhe fakte në foto, edhe kur mbërriti në Shqipëri. Në Vlorë ku u vendos familja e tij, kishte edhe shumë çam të tjerë në kërkim të një jete të re. Në këtë ekspozitë, ai bën bashkë edhe fakte që nga mbledhur nga gazetat e huaja të atyre viteve, fakte dhe dokumente të publikuara nga të huajt, që sipas tij na rrëfejnë një tjetër histori nga ajo që tregohet sot. Ai nuk ka reshtur së rrëfyeri këtë gjenocid edhe jashtë kufijve. Edhe shtëpia e tij është si një arkiv e vogël historish që ai i ruan edhe për brezin e ri. (A2 Televizion)
SPECIALE/ Historia e Çamërisë, në foto
