Parashikimi i motit për fundjavën, vijojnë reshjet

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 13:18 | Aktualitet

Kjo fundjavë mbetet me reshje të konsiderueshme gjatë orëve të dy pasditeve por nuk mungojnë edhe kthjellimet, kryesisht gjatë paraditeve të së shtunës-së dielës. Temperaturat ulen lehtë gjatë fundjavës. Moti në Europë vijon me kthjellime në veri-verilindje ndërsa me reshje paraqitet perëndimi-qendra dhe pjesërisht zona jugore; më problematike situata gjatë fundjavës do të jetë në zona qendrore e gadishullit ballkanik. Temperaturat sërish ulen në perëndim-qendër por vetëm një rënie e lehtë pritet në pjesën tjetër të kontinentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos