Tirana mposht Egnatian dhe ruan kryesimin

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 15:53 | Futboll
Tirana mposht Egnatian dhe ruan kryesimin

Tirana ka mposhtur në transfertë Egnatian, me rezultatin 0-2, duke ruajtur kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit.

Në minutën e 38, Ismajlgeci zhbllokoi rezultatin, pas një pasimi të bukur të Seferit. Bardheblutë dyfishuan në shtesën e pjesës së parë, me Michael Ngoo që përfitoi nga një gabim i portierit vendas për të dërguar topin në rrjetë.

Ndërkohë, edhe Kukësi ruan hapin e Tiranës, duke fituar thellë 6-1 në Krujë, ndaj Kastriotit. Braziliani Feijao, me 3 gola, ishte protagonisti absolut i ndeshjes.

Tirana kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 23 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos