Spektakël në Firence, Insigne udhëheq Napolin në fitoren 4-3 ndaj Fiorentinës

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 08:20 | Futboll
Spektakël në Firence, Insigne udhëheq Napolin në fitoren 4-3

Në “Artemio Franchi” të Firences u shënuan plot 7 në takimin mes Fiorentinës dhe Napolit, që u fitua 3-4 nga ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Ndeshja nisi me mjaft vrull që në fillim, ndërsa në minutën e 9’ arbitri Davide Massa akordoi një 11-metërsh për vendasit, të cilin e shndërroi në gol mesfushori kilian Pulgar. Reagimi i napolitanëve erdhi në minutën e 38 me Dries Mertens, i cili barazoi rezultatin me një goditje fantastike, ndërsa 5 minuta më vonë Lorenzo Insigne kaloi skuadrën e tij në avantazh, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Pjesa e dytë filloi me barazimin e Fiorentinës me anë të Milenkoviçit, por 4 minuta më vonë ishte Callejon që riktheu avantazhin e Napolit. Në minutën e 65 Fiorentina barazoi 3-3, pas një goli të debutuesit Kevin Prince Boateng.

Por, një kombinim fantastik Mertens-Callejon-Insigne, bëri që kapiteni të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për Napolin.

Te Fiorentina u aktivizua edhe Franck Ribery, duke bërë që stadiumi i Firences të ngrihet në këmbë për të mirëpritur francezin. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Spz09vqS30o

A2 CNN Livestream

Latest Videos