
Pa Lewandowskin, por me Mane në fushë, Bayern e ka nisur edhe këtë sezon me trofe. Kampionët e Gjermanisë mposhtën 5-3 në një finale spektakolare Leipzigun, duke triumfuar në Superkupë.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Red Bull Arena”, Musiala, Mane dhe Pavard shënuan për Bayernin që në pjesën e parë duke krijuar idenë se gjithçka ishte mbyllur, por vendasit nuk u dorëzuan.
Ata shënuan me Halstenberg e më pas Nkunku, por bavarezët reaguan me Gnabrin. Një minutë para fundit Olmo shënoi për 3-4, ndërsa në minutën e 98-të Sane vulosi triumfin e Bayernit. (A2 Televizion)