Një avion luftarak është përplasur gjatë një performance në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kreu disa manovra në një spektakël ajror.
Fatmirësisht, piloti i MiG-23, një avion sovjetik i prodhuar nga viti 1967 deri në vitin 1985, doli nga kabina disa sekonda para përplasjes së mjetit ajror në një parking të një pallati të pabanuar.
Organizatorët e eventit thanë se nga ky aksident i tmerrshëm nuk ka pasur asnjë të plagosur. (A2 Televizion)