Spiunët në politikë, Bushka: Nisma pjesë e dekriminalizimit, e vështirë të bëhet për 14 majin

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 15:29 | Politikë
Spiunët në politikë, Bushka: Nisma pjesë e dekriminalizimit,

Largimi i spiunëve nga politika pritet të rikthehet  sërish në debatet e politikes, pasi mazhoranca e ka gati draftin dhe komisioni i Ligjeve e ka përfshirë në kalendarin 3-javor të punës. Kryetarja e këtij Komisioni, Klotilda Bushka, tregon për A2CNN se nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen.

Kandidatët për deputetët apo për këshillat bashkiakë do t’u ndalohet kandidimi për të marrë pjesë në zgjedhje në rast se kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.

Në ndryshim nga kryetari I grupit parlamentar të PS, Bushka e sheh të vështirë që ky ligj të implementohet për zgjedhjet e 14 majit.

“Koha është e rëndësishme, por cilësia dhe kushtetutshmëria kanë po të njëjtën rëndësi, pasi është një çështje komplekse”, deklaron ajo.

Këto ndryshime në ligjin e dekriminalizimit do të kenë ndikim edhe tek deputetët e zgjedhur, pasi në rast së do të vërtetohen lidhje me ish-sigurimin do t’u ndërpritet mandati.

Mazhoranca nuk I ka votat dhe këto ndryshime kërkojnë 84 kartonë jeshilë në parlament që të implementohen në Ligjin e Dekriminalizimit

“Do të jetë e vështirë me situatën në PD, por deputetët e demokratë duhet të heqin dorë nga interesat personale”, shton ajo.

Ky ligj, sipas Bushkës, do të jetë një mundësi edhe për demokratët që të ndahen nga e kaluara komuniste e vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/10/spiunet-e-sigurimit-ne-politike-ps-ne-shtator-nderhyrje-ligjore-per-te-rishikuar-certifikatat-e-pastertise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos