Pritet vendimi, Kushtetuesja merr në dorë legjitimitetin e mandatit të Olta Xhaçkës

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 19:46 | Politikë
Pritet vendimi, Kushtetuesja merr në dorë legjitimitetin e mandatit

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim legjitimitetin e mandatit të Olta Xhaçkës. Për mbi 8 orë, anëtarët kushtetues dëgjuan pretendimet e palëve se përse kjo Gjykatë duhet t’i ndërpresë mandatin Ministres së Jashtme, njëherësh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ku si argument kishin një të vetëm, përfitimin nga pasuria publike nëpërmjet bashkëshortit investitor strategjik.

Në tryezën e gjyqtarëve kushtetues ishin dy padi, njëra e grupimit të Alibeajt e tjera e Berishës. Që të dyja në thelb kishin një synim të vetëm, konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës. Por për avokatin mbrojtës, argumentet e tyre nuk janë prova për të bindur trupën kushtetues.

Nuk provohet që deputeti dhe bashkëshorti të kenë përfituar nga marrja e këtij statusi. Ndërtimi po bëhet në pronë private me financim privat. Personat e lidhur, në këtë rast bashkëshorti, nuk janë subjekt i shqyrtimit kushtetues nëse mandati i deputeti është i papajtueshëm apo jo.

Pas dëgjimit të pretendimit të palëve, anëtarët kushtetues u tërhoqën për vendim, dhe tani më kanë 30 ditë kohë për të vendosur nëse Ministrja e Jashtme është në kushtet e ndalimit të mandatit apo jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos