12 vite më parë hero i Italisë, sot Balotelli-n se mbajnë këmbët

Nga Dea Kozma
30 Qershor 2024, 23:02 | Live Euro 2024

12 vite më parë hero i Italisë, sot Balotelli-n se mbajnë

12 vite më parë, Mario Balotteli kualifikoi Italinë në finale ndaj Gjermanisë, ndërsa sot duket se ish-futbollisti i kombëtares italiane nuk është në gjendjen e tij më të mirë.

Eliminimi i Italisë nga Euro2024 nuk është përjetuar mirë nga futbollisti, i cili dhe pse mungon prej vitesh në kombëtaren e kaltër, është kthyer sërish protagonist jashtë fushës së blertë.

Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, 33-vjeçari e kishte tepruar me pijen, ndërsa po shihte duelin me Zvicrën, në një zonë bregdetare në Udine. 33-vjeçari nuk mban dot as ekuilibrin duke u rrotulluar në mes të rrugës, ndërsa ndihmohet me vështirësi nga miku i tij.Video u bë shpejt virale ndërsa klubi turk Adana Demirspor, që ka në pronësi Balottelin nuk e ka kursyr aspak revoltën ndaj futbollistit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos