Belgjika jashtë Europianit, autogoli kualifikon Francën në çerekfinale

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 19:52 | Live Euro 2024

Belgjika jashtë Europianit, autogoli kualifikon Francën në

Me vuajtje të mëdha, Franca ia ka dalë të mposhtë Belgjikën dhe të sigurojë një biletë çerekfinaleje në Europian.

Edhe pse në letër favoritë, yjet francezë patën vështirësi të mëdha për të çarë Belgjikën, e cila në pjesën e parë u shfaq rrezikshëm edhe me anë të kundërsulmit.

Mbappe shpërdoroi disa raste, po ashtu edhe Thuram, ndërsa ndeshja u vendos nga një autogol i Vertonghen në minutën e 85-të, i cili ishte i nënti në këtë Europian.

Në çerekfinale, Franca do të luajë me fituesen e çiftit Portugali-Slloveni.

A2 CNN Livestream

Latest Videos