Mbappe: Të luash me maskë është tmerr absolut, jam shenjestruar nga kundërshtarët

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 18:49 | Live Euro 2024

Mbappe: Të luash me maskë është tmerr absolut, jam

Kombëtarja franceze nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme e as Kylian Mbappe. Francezi shënoi golin e tij të parë në historinë e Euros, por më pas pësoi një dëmtim në hundë dhe detyrohet të luajë me maskë në ndeshje.

Francezët shihen si favoritë, por nëse nuk luajnë mirë kundër belgëve mund të kenë fatin e Italisë.

Kylian Mbappe foli për ndeshjen kundër Belgjikës, por gazetarët u shqetësuan më shumë për maskën e tij për të cilën tha nuk i pëlqen aspak.

“Është tmerr absolut të luash me një maskë mbrojtëse, është e mërzitshme dhe mezi pres ta heq sa më shpejt të jetë e mundur. Më duhej ta ndërroja disa herë. Më kufizon shikimin dhe më krijon probleme me djersën në ballë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos