De Bruyne bezdiset nga thirrjet e tifozëve belg, iu kërkon lojtarëve të mos i përshëndesin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 08:15 | Live Euro 2024

De Bruyne bezdiset nga thirrjet e tifozëve belg, iu kërkon

Një moment aspak i këndshëm është regjistruar në fund të ndeshjes mes Belgjikës dhe Ukrainës, ku tifozët belgë për minuta të tëra kanë vërshëllyer lojtarët e tyre për shkak të performancës së dobët të treguar në këtë takim i cili përfundoi me rezultatin 0-0.

Teksa kapiteni De Bruyne ishte duke shkuar në anën e stadiumit ku ishin vendosur ultrasit, thirrjet e pakënaqësisë u bënë edhe më të zhurmshme dhe për këtë arsye ai vendosi të kthehej pas dhe iu kërkoi shokëve të ekipit të mos i përshëndesin fansat, një moment ky që u kap dhe nga kamerat.

Kujtojmë që Belgjika e mbylli grupin e saj në vendin e dytë dhe në fazën e 1/8 gjen Francën.

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos