Dramë për Kroacinë, Italia e nxjerr nga Europiani në minutën e '98

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 23:02 | Live Euro 2024

Dramë për Kroacinë, Italia e nxjerr nga Europiani në

Një dramë e vërtetë në “Red Bull Arena” të Leipzigut. Kroacia dhuroi një 90 minutësh spektakolar, duke kaluar në avantazh me golin e Luka Modriç në minutën e ’55, vetëm një minutë pasi dështoi të shënonte nga pika e bardhë, pasi penalltia e goditur prej tij u prit nga Donnaruma.

Por Italia nuk u dorëzua në asnjë moment dhe shënoi në frymën e fundit, për ta mbyllur grupin në vendin e dytë me 4 pikë. Në minutën e ’98, Zaccagni i ardhur nga stoli dërgoi mrekullisht në rrjet një asist të Calafiorit.

Pas këtij barazimi në shifrat 1-1 edhe Kroacia mbetet jashtë fazës së 1/8, pasi me vetëm dy pikë renditet si e pesta në grupin e kombëtareve të treta më të mira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos