"Ethet" e sfidës Itali-Shqipëri, cilat formacione do të hedhin në fushë Spalleti dhe Sylvinho?

Nga Dea Kozma
14 Qershor 2024, 16:43 | Live Euro 2024

"Ethet" e sfidës Itali-Shqipëri, cilat formacione do të

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja në Dortmund, tani e kemi të qartë dhe formacionin që trajneri Silvinjo do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ata lojtarë që kemi pare më  miqësoret e qershorit. Pavarësisht se u përfol se braziliani mund të ndryshonte modul loje, duke shtuar forcat në mesfushë, të gjithë mendojnë se dhe për këtë sfidë, ai do i qëndrojë besnik skemës së tij të preferuar, 4-2-3-1.

Në portë duke u bazuar dhe tek eksperienca që ai ka me shumë gjasa do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje ka patur shumë dilema nëse do të luajë Ismajli apo Ajeti në qendër, duket se më i avantazhuar është Ajeti që do të  aktivizohet së bashku me kapiten Berat Gjimshitin.

Nga krahët Hysaj është më i avantazhuar se Balliu ndërsa 20-vjeçari Mario Mitaj është i sigurt në anën e majtë.

Edhe mesfusha kishte dilema, nëse braziliani do të luante me një mesfushë të zgjeruar apo jo, por do t’i qëndrojë besnik skemës së tij dhe që nga minuta e parë do të luajë Asllani dhe Ramadani dhe para tyre më i avancuar Nedim Bajrami.

Sulmi përbëhet nga treshja e zakonshme tanimë. Seferi dhe Asani nga krahët dhe në qendër, ai që të gjithë presim të shpërthejë këtë europian, Armando Broja.

Edhe Luciano Spalleti pavarësisht se përballet me Shqipërinë, kundërshtarin më të dobët në grup sipas letrave, nuk do të ndryshojë modul loje dhe Itali pritet të zbresë në fushë me skemën  3-4-2-1.

Në portë Donarumma. Mbrojtja me treshen Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori. Përpara tyre luajnë Kiesa, Kristante, Zhorzhinjo dhe Di Marko.

Ndërsa sulmi ka tre emra, Pellegrini, Skamaka dhe në qendër Frederiko Kiesa. Kujtojmë se në seancën e fundit stërvitore janë stërvitur dhe Barrela me Fratessin, por mbetet e paqartë nëse Spalleti do të rrezikojë duke i aktivizuar në ndeshjen me Shqipërinë pasi asnjë prej lojtarëve nuk është në formën më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos