Euro 2024, të shtunën përcaktohen dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 22:12 | Live Euro 2024

Kjo e shtunë do të përcaktojë dhe dy biletat e fundit për gjysmëfinale me dy ndeshje mjaft interesante.

Gjithçka nis në orën 18:00 në supersfidën Zvicër-Angli Kombëtarja e Tre Luanëve u kualifikua në çerekfinale pasi mundi Sllovakinë vetëm pas 120 minutash lojë, ndërsa Zvicra bëri surprizën pasi eliminoi Italinë, kampionët në fuqi të këtij turneu.

Një ndeshje që garanton spektakël kur në fushë do të zbresin yje të futbollit botëror. Edhe pse në letër, anglezët kanë më shumë lojtarë që mund të diferencën në fushë , Zvicra ka statistika mbresëlënëse.

Zviceranët janë mposhtur vetëm një herë në 18 ndeshjet e tyre të fundit, dhe ajo sfidë ka qenë një ndeshje kualifikuese e Kampionatit Evropian në Rumani. Dhe jo vetëm kaq, shtatë golat e Zvicrës në Euro 2024 kanë ardhur nga lojtarë të ndryshëm këtë edicion çfarë përkthehet se ata nuk varen nga një individ por funksionojnë në grup.

Nga ana tjetër për Anglinë nuk ka justifikime. Ekipi i Southgate, kërkon të konfirmohet se mbetet një ekip pretendent jo vetëm për të kaluar këtë fazë, por pse jo të fitojë për herë të parë në histori Europianin. Dueli nis në orën 18:00. 

Edhe mbrëmja rezervon emocione të mëdha. Holanda apo Turqia, vetëm një prej këtyre kombëtareve do të shkojë në gjysmëfinale. Turqia mungonte që nga viti 2008 në fazën çerekfinale dhe për këtë nuk ka çfarë të humb.

Mungesë e sigurt, do të jetë ylli i skuadrës Demiral ndërsa rikthehet në fushë Hakan Calhanoglu. Holanda nga ana tjetër do të rreshtohet me formacionin më të mirë, pasi nuk ka asnjë mungesë. Takimi do të nis në orën 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos