Toni Kross, eliminim me lot në sy nga Euro 2024, e mbyll me Kombëtaren gjermane

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 22:02 | Live Euro 2024

Toni Kross, eliminim me lot në sy nga Euro 2024, e mbyll me Kombëtaren

Ndeshja Spanjë-Gjermani do të mbahet mend gjatë nga tifozët gjermanë, jo vetëm pasi eliminohen nga Europiani, por sot largohet përfundimisht nga kombëtarja dhe legjenda Toni Kroos.

34-vjeçari ndihmoi Gjermaninë të fitonte Kupën e Botës në vitin 2014 në Brazil. Ai ka shënuar 17 gola në 113 paraqitje ndërkombëtare për kombëtaren e tij.

Për të gjithë tifozët, rikthimi i tij te përfaqësuesja e Gjermanisë ishte një vendim surprizë, pasi ai kishte deklaruar më pare se do largohej nga ekipi i pancerave që pas Kampionatit Europian të vitit 2021, megjithatë në fund ndryshoi mendje pasi donte ta mbyllte në mënyrën më të mirë, ndonëse edhe këtë herë qëllimi për të rrëmbyer trofeun europian në fund nuk u arrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos