“Kylian Mbappé ka pësuar një frakturë në hundë, por nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni të menjëhershëm.
Sipas mediave franceze, futbollisti është rikthyer në kampin bazë të kombëtares franceze, por ende nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të takimit me Holandën.
Një mundësi ekziston që futbollisti i Realit të luajë me një maskë në ndeshjet e mbetura të Europianit.
Këtë sqarim ka dhënë edhe Federata Franceze e Futbollit që tregoi situatën e sulmuesit.
Ai u përplas me mbrojtësin austriak Danso në fundin e ndeshjes Francë-Austri. Goditja ishte aq e fortë sa u fol dhe se Mbappe do t’i nënshtrohej një operacioni, por diçka e tillë është mohuar totalisht nga federata franceze. (A2 Televizion)