Turqia ka triumfuar 3-1 ndaj Gjeorgjisë në Euro 2024, me gola fantastikë. Edhe pse në letër, për kombëtaren e Montella-s ishte parashikuar një ndeshje jo e vështirë, fusha tregoi tjetër gjë.
Goli i parë ishte një kryevepër e Muldur, por gjeorgjianët e udhëhequr nga ylli i Napolit Khvicha Kvaratskhelia barazuan shpejtë me Mikautadze.
Turqia tentoi të reagonte, por debutuesit e Europianit u mbrojtën mirë, madje ishin tejet të rrezikshëm në daljet në sulm.
Megjithatë, për të kaluar në avantazh Turqinë mendoi ylli i Realit të Madridit, Arda Guler, i cili realizoi një tjetër gol të jashtëzakonshëm. Në fund, gjeorgjianët bënë të pamundurën për të realizuar, por fati ishte me turqit, të cilët shfrytëzuan edhe një kundërsulm për të vulosur rezultatin në 3-1 me anë të Akturkoglu.
Në këtë grup janë edhe Portugalia me Çekinë, të cilat do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në mbrëmje. (A2 Televizion)