Shqipëria gati për kroatët, atmosferë pozitive dhe optimizëm

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 23:12 | Live Euro 2024

Zemrat e të gjithë shqiptarëve nga Dortmundi, do të zhvendosen në Hamburg këtë të mërkurë, ku do të përballen me kombëtaren kroate.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë pasi në rast të një tjetër disfate, ëndrra për të kaluar më tej do të zbehej dhe më shumë.

Në seancën e fundit stërvitore, mbizotëron një atmosfere pozitive dhe djemtë duken gati për këtë ndeshje që mund të vendosë shumë në vazhdimësi.

Edhe për kroatët, ky duel ka marrë rëndësi maksimale duke qenë se detyrim janë vetëm 3 pikë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos