Reshjet e shiut nuk kanë pushuar thuajse për asnjë moment në Hamburg të Gjermanisë, aty ku do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 15:00 ndeshja Kroaci-Shqipëri e vlefshme për grupin B në Euro 2024.
Megjithatë, pavarësisht kushteve jo të favorshme meteorologjike, tifozët e dy kombëtareve vijojnë festën të bashkuar.
Në një video të fundit nga Hamburgu, të kapur nga gazetari i A2 CNN aty, Erald Kodheli, tifozët kroatë e shqiptarë janë të bashkuar, ndërsa nuk hezitojnë të bëjnë edhe foto me flamujt respektivë.
Lajmi i mirë për tifozët është se ditën e nesërme është parashikuar që reshjet e shiut të pushojnë në Hamburg për t’ia bërë më të lehtë atyre festën. (A2 Televizion)