Nëse Belgjika u mund në fushë, padyshim fitoi në tribuna. Belgët kishin mbushur stadiumin e Dyseldorfit ku më shumë se 25 mijë tifozë kishin mbërritur në qytetin gjerman për të mbështetur ekipin e tyre.
Në 90 minuta, ata bënë që stadiumi të gumëzhinte për kombëtaren belge, e cila shpresonte deri në fund përballë gjigantëve të Francës.
Me këngë patriotike dhe me fanellën e Belgjikës, tifozë të moshave të ndryshme dhe pa dallim burra apo gra, dhuruan spektakël në tribuna duke bërë që kombëtarja e tyre të besonte deri në sekondën e fundit, ndonëse në fund nuk ia doli dot.
(A2 Televizion)