“Lajmi i vërtetë disfata e Italisë, jo unë që jam i dehur”, Balotelli reagon pas videos virale

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 22:04 | Live Euro 2024

“Lajmi i vërtetë disfata e Italisë, jo unë që jam

Një video e Mario Balotellit u bë virale një ditë më parë teksa ishte në gjendje të dehur dhe mezi e mbanin këmbët.

Ish-sulmuesi i Kombëtares italiane ka reaguar së fundmi me anë të një postimi në Instagram, aty ku shkruan se nuk ka bërë asgjë të keqe, pasi vetëm ka kaluar një natë me miqtë e tij dhe nuk i ka bërë askujt keq. Madje, ai nuk harron të komentojë edhe paraqitjen turpëruese të Italisë ndaj Zvicrës në Europian.

“Doja t’ju thosha që e pashë videon ku biem me miqtë e mi, rrotullohemi, bëjmë shaka, vrapojmë. Nuk e shoh problemin të kalosh një natë me miqtë, të argëtohesh dhe të bëj shaka, pa lënduar askënd. Për çfarë jam duke u gjykuar? Pse nuk i tregove të gjitha fotografitë dhe videot që bëra me njerëz? Isha i hapur për të gjithë.

Në vend të kësaj, pasi Italia luan kështu, lajmi që qarkullon është se jam i dehur… Hajde, le të mendojmë për gjëra të rëndësishme”, shtoi më tej sulmuesi italian.

A2 CNN Livestream

Latest Videos