Hjulmand i prish festën “Tre Luanëve”, Danimarkë-Angli ndahen në paqe 1-1

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 19:53 | Live Euro 2024

Hjulmand i prish festën “Tre Luanëve”,

Kombëtarja e “tre luanëve” erdhi si favorite në këtë ndeshje, mirëpo nuk arriti që të merrte më shumë se një barazim minimalist.

Harry Kane nuk fali në zonë, i cili ia doli që të shfrytëzonte një gabim në mbrojtje nga Kristiansen dhe të dërgonte topin në rrjetë.

Mirëpo, kur u duk se gjithçka ishte në favor të anglezëve, në minutën e 34 të këtij takimi Hjulmand vendosi baraspeshën, duke i dhënë 1 pikë të vlefshme ekipit të tij, pas shumë këmbënguljes në fushën e blertë.

Anglia shkon në kuotën e 4 pikëve në vendin e parë, ndërsa Danimarka barazon Slloveninë me dy pikë, teksa Serbia vazhdon e fundit me vetëm një pikë. 

Tashmë, përballja e radhës do të jetë Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos