Ditën e sotme, përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Serbia ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.
Ish-futbollisti Alban Tafaj, i pranishëm në stadium gjatë kësaj ndeshjeje, u pyet nëse ka dëgjuar thirrje të tilla nga tifozët kroatë dhe ata shqiptarë.
Për A2 CNN, Tafaj deklaroi: “Serbo-kroatisht unë nuk di... Por, të jeni të bindur që shqiptarët kanë mbështetur Kombëtaren vetëm me fjalët “Shqipëri” dhe “Kuqezi”. Serbët të merren me ekipin e vet, se nuk e kanë fort mirë. Mos të merren me politikë”, tha Tafaj.
Intervista e plotë
(A2 Televizion)