Gëzimi i Holandës për fitoren e pastër 4-0 kundër Islandës në ndeshjen e fundit përgatitore përpara se të shkojë në Euro 2024 u shua shpejt pas njoftimit se Frenkie de Jong nuk do të shkonte në turne në Gjermani.
De Jong ka luftuar me kohën për të qenë gati në këtë kompeticion, pasi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës këtë sezon duke luajtur për Barcelonën.
Ai provoi të stërvitet për herë të parë me shokët e tij të dielën, pas një jave punë individuale, por pas ekzaminimeve të së hënës, mjekët thanë se nuk do të ishte gati në kohë, me diagnozën e bërë publike menjëherë pas ndeshjes. (A2 Televizion)