Me maskë mbrojtëse, Mbappe rikthehet titullar për Francën

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 19:02 | Live Euro 2024

Kylian Mbappe është rikthyer të luajë titullar për Francën, me shiritin e kapitenit në krah përballë Polonisë.

Pasi humbi ndeshjen e dytë të këtij Europiani përballë Holandës, sepse dëmtoi hundën në përplasjen me një nga mbrojtësit e Austrisë në sfidën hapëse, Mbappe është rikthyer në fushë me një maskë.

Sulmuesi më i ri i Real Madrid u shfaq pa maskën gjatë këndimit të himneve, por e vendosi atë kur filloi loja.

Edhe pse hunda e tij u thye dhe u la në gjak gjatë ndeshjes me Asutrisë, Mbappe ia ka dalë të shmangë operimin dhe stafi mjekësor i Francës ka bërë një punë për t’u vlerësuar me sulmuesin, në mënyrë që ai të vijojë performancën në Euro 2024.

Por maska që Mbappe mban sot veshur nuk është ajo me ngjyrat e flamurit francez, simbolin e “Gjelave” dhe inicialet e tij. Duke qenë se UEFA përcakton se futbollistët lejohen të mbajnë maskë me vetëm një ngjyrë, edhe ylli transalpin nuk i ka shpëtuar rregullores së qeverisë së futbollit.

Duhet theksuar se me maskën në fytyrë, sulmuesi ngjan pothuajse si personazhi me të cilin është krahasuar për pamjen fizike, breshka-ninxha e filmave të animuar, me emrin Donatello. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos