Shpërthen festa në Gjeorgji pas fitores historike në Europian

Nga Dea Kozma
27 Qershor 2024, 13:08 | Live Euro 2024

Gjeorgjia shkroi historinë me kualifikimin në fazën e 1/8 në Kampionatin Europian. Ekipi që këtë edicion debutoi në arenën europiane arriti që të bëjë mjaft mirë detyrën në grupe dhe të kalonte më tej si e barabartë me gjigandët e futbollit botëror. Jo më kot, ekspertët e konsiderojnë si hirushja e këtij sezoni pasi nga një ekip që askush nuk priste gjë arriti të bëjë surprizën ndaj gjigandëve të Portugalisë.

Suksesi 2-0 ndaj luzitanëve i mjaftoi për të marrë një biletë për më tej dhe menjëherë pas kësaj, ka shpërthyer festa në Gjeorgji. Fëmijë e të rritur pa dallim moshe festonin në rrugët e qytetit për këtë sukses historik. Çfarë duhet të them? Nuk kam fjalë. Mund vetëm të bërtas nëse do. Jemi shumë të lumtur dhe duam ta shijojmë.

Ne ende nuk e besojmë këtë dhe ende më duket sikur po ëndërroj. Më falni pasi më ka ikur dhe zëri, është hera jonë e parë këtu dhe po e përjetojmë njësoj sikur të ishte një ëndërr.

Është një ndjesi e pashpjegueshme. Një ëndërr e bërë realitet. Jemi me fat që jemi nga Gjeorgjia. Gjeorgjia arriti të kualifikohet në 16 ekipet më të mira, si një ndër vendet e treta më të mira. Në përfundim të fazës së grupeve, ajo grumbulloi 4 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos