Kualifikimi historik, miliarderi jep 10.7 mln dollarë premio për kombëtaren e Gjeorgjisë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 16:28 | Live Euro 2024

Kualifikimi historik, miliarderi jep 10.7 mln dollarë premio për

Themeluesi i partisë në pushtet të Gjeorgjisë, njëherësh një nga miliarderët e vendit, Bidzina Ivanishvili ka thënë se do të dhurojë 30 milionë lari (10.7 milionë dollarë) për ekipin kombëtar të futbollit pasi ata mundën Portugalinë në ndeshjen e fundit në grupin F, duke u kualifikuar për në fazën e 1/16 të Europianit që po luhet në Gjermani.

Në një deklaratë “Ëndrra Gjeorgjiane”, partia e Ivanishvili, i cili ka qenë edhe kryeministër i vendit, uroi ekipin dhe premtoi premion që do të lëvrohet nga fondacioni i tij bamirës si shenjë mirënjohje për atë që e cilësuan "fitore të ëndrrave historike".

Ivanishvili, i cili ka një pasuri prej 4.9 miliardë dollarësh, ka premtuar 30 milionë lari shtesë nëse Gjeorgjia mund Spanjën në ndeshjen që do të luhet të dielën.

I lindur në Gjeorgji, Ivanishvili e krijoi pasurinë e tij në Rusi në vitet 1990, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të themelonte partinë “Ëndrra Gjeorgjiane” në 2011. Ai fitoi zgjedhjet e 2012 dhe shërbeu si kryeministër për një vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos