Rivalët e Shqipërisë mundin pretendentët për Euro 2024 në miqësoren e fundit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 21:23 | Live Euro 2024

Rivalët e Shqipërisë mundin pretendentët për Euro 2024

Kroacia ka fituar me rezultatin 1-2 miqësoren përballë Portugalisë dhe bëhet gati për të shkuar drejt Gjermanisë, për Europianin e futbollit.

Kroatët janë në Grupin B të këtij kompeticioni bashkë me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.

Modric e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe zhbllokoi duelin duke u treguar i saktë nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Diego Jota që barazoi sfidën, para se Budimir të shënonte golin e dytë për ballkanasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos