Statistika e Anglisë, perfeksioni nga pika e bardhë, vetëm hera e dytë në histori

Nga Erald Kodhelaj
6 Korrik 2024, 23:10 | Live Euro 2024

Statistika e Anglisë, perfeksioni nga pika e bardhë, vetëm hera e

Penalltitë nuk kanë qenë pika e fort e Anglisë. Përkundrazi, në eventet madhore ato kanë sjellë shumë zhgënjime për “Tre Luanët”.

Megjithatë, në Euro 2024 historia ndryshoi. Anglia ishte perfekte nga pika e bardhë përballë Zvicrës, duke siguruar biletën në gjysmëfinale.

Pesë ekzekutime dhe të pesta të sakta. Një statistikë që regjistrohet vetëm për herë të dytë në 10 eventet madhore kur Anglisë i është dashur të gjuajë penalltitë. Realizimi 100% saktë i mëparshëm kishte ndodhur në Euro 96, ku u realizuan 4 penallti kundër Spanjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos