Surpriza e Grupit D, Austria lë pas Francën dhe Holandën

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 20:09 | Live Euro 2024

Surpriza e Grupit D, Austria lë pas Francën dhe Holandën

Grupi D është mbyllur me surprizë. Austria e mbylli grupin në vendin e parë, duke lënë pas Francën dhe Holandën, favoritet fillestare.

Austria mposhti “tulipanët” në ndeshjen e tretë me rezultatin 2-3. Austriakët u barazuan në dy raste nga Holanda, megjithatë në fund goli i Sabitzer i dha tre pikët dhe vendin e parë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Poloninë e eliminuar nga kompeticioni. “Gjelat” e zhbllokuan ndeshjen në fraksionin e dytë pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga Mbappe, goli i parë në Europian për të.

Megjithatë, Robert Lewandowski barazoi Francën po nga pika e bardhë. Përfundimisht, ndeshja u mbyll në shifrat 1-1 me Austrinë që mori kreun e grupit me gjashtë pikë, Franca e dyta me pesë pikë dhe Holanda me katër pikë në vend të tretë.

“Tulipanët” kanë shansin për të kaluar si një nga katër të tretat më të mira, teksa Polonia e mbyll Euro 2024 me një pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos