20 goditje drejt portës, një penallti e gabuar, dhe një e shënuar në Euro 2024. Kjo është statistika negative e Cristiano Ronaldos, që ndaj Sllovenisë provoi në të gjitha mënyrat të gjente golin e parë në eventin në Gjermani.
Kapiteni 39-vjeçar i Portugalisë mori përsipër të gjitha goditjet standarde të skuadrës, duke zhgënjyer në tentativat e tij.
Edhe statistikat janë kundër sulmuesit, që në 61 raste ka provuar nga goditje standarde në turnetë madhorë, por ka shënuar vetëm një gol. Një tjetër e dhënë që flet kundër Cristiano Ronaldos është ajo që ylli portugez nuk ka shënuar me përfaqësuesen në 7 ndeshjet e fundit ndërkombëtare të luajtura. (A2 Televizion)