Të martën do të shpërndahen dhe dy biletat e fundit për çerekfinalet e Euro 2024. Holanda përballet me Rumaninë në stadiumin Alianz Arena në Mynih për një biletë në çerekfinale.
Ekipi i Kuman e mbylli grupin në vendin e tretë me 4 pikë pas 3 ndeshjeve megjithatë mbetet në garë dhe një pretendente e fortë për trofeun në fund.
Holandezët nuk kanë vetëm yje të futbollit botëror në skuadër por edhe statistikat flasin të gjitha në favor të tyre. Në 14 ndeshje që Holanda ka luajtur me Rumaninë, 10 i kanë fituar holandezët, 3 takime janë mbyllur në barazim dhe vetëm një herë kanë fituar rumunët.
Të dyja kombëtaret do të hedhin në fushë formacionin më të mirë pasi i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion. Dueli nis në orën 18:00. Edhe mbrëmja rezervon një ndeshje shumë interesante. Austria luan përballë Turqisë. Ekipi i Rangnick është kthyer në një nga befasitë e këtij sezoni teksa e mbylli grupin e parë duke lënë pas kundërshtarë të mëdhenj si Franca apo Holanda.
Në ndeshjen e fundit që Austria është përballur me Turqinë ka qenë një miqësorë në muajin mars të cilën austriakët dominuan totalisht dhe në fund të 90 minutave shënuan 6 gola. Nga ana tjetër, Turqia do të provojë të vijojë rrugëtimin në Gjermani pasi kualifikohet në raundin me eliminim direkt për herë të parë që nga viti 2008. Dueli do të luhet të martën në orën 21:00. (A2 Televizion)