Pa nënën e tij duke qarë në tribunë, zbulohet arsyeja pse shpërtheu në lot Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 17:21 | Live Euro 2024

Pa nënën e tij duke qarë në tribunë, zbulohet arsyeja

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar në Euro 2024 dhe të hënën mbrëma humbi një shans unik për ta bërë këtë nga pika e bardhë.

Jan Oblak i Sllovenisë u mohoi një fitore, por më pas Portugalia ia doli të kalonte me penallti, duke sjellë një lehtësim për CR7.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin lotët e yllit portugez pasi humbi penalltinë. Arsyeja ishte shumë më prekëse se kaq. E gjitha ndodhi kur ngriti sytë dhe pa nënën e tij që po qante. Kjo është parë edhe në videot e shpërndara në rrjetet sociale, ku në fillim është videoja duke e përshëndetur me dorë dhe më pas shihet duke ngritur sytë lart vendi ku ndodhej nëna e tij, edhe ajo në lot.

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos