Një nga ndeshjet më të rëndësishëm të një nate më parë ishte ajo mes Hungarisë dhe Turqisë, e cila u shoqërua me tensione edhe mes yjeve të dy skuadrave.
Një moment që ka bërë xhiron e rrjetit ishte ai i përplasjes mes Arda Guler dhe Szoboszalait. Mesfushori turk i Real Madrid iu drejtua yllit të Liverpoolit të mbyllte gojën, por kjo nuk ndodhi, madje vazhdoi edhe në rrjetet sociale.
Kapiteni i Hungarisë ka vendosur ta ngacmojë Guler me një replikë në rrjetet sociale. Komenti “1088” mori të gjithë vëmendjen, pas fotos që po qarkullonte. 1088 është pikërisht numri i minutave, që Guler ka marrë këtë minuta te Reali.
Në fund, Turqia mposhti Hungarinë dhe siguroi ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve. (A2 Televizion)