24 gola në Kategorinë e Parë shqiptare, sulmuesi merr ftesë nga Kombëtarja

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 08:48 | Futboll

24 gola në Kategorinë e Parë shqiptare, sulmuesi merr ftesë

Sulmuesi i Vorës, Manfredas Ruzgis, ka marrë përsëri ftesë nga kombëtarja e Lituanisë.

Ruzgis zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Vorën në Kategorinë e Parë, ekip me të cilin u ngjit në Superiore.

28-vjeçari shënoi në sezonin e fundit 24 gola në 32 ndeshje, shkruan A2.

Njoftimi i FK Vorës:

Manfredas Ruzgis do të jetë pjesë e ekipit lituanez për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, kombëtarja lituaneze do të luaj ndaj Maltës më 7 qershor dhe ndaj Danimarkës me 10 qershor. Klubi i uron Manfredasit një përfaqësim sa me dinjitoz me fanellën lituaneze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos