Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të shpëtuar sezonin në finalen e Bilbaos.
Kushdo që fiton jo vetëm që do të marrë në shtëpi një trofe, por do të garantojë edhe një vend në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm duke u bërë skuadra e gjashtë e Anglisë për sezonin 2025/26.
Për të dyja skuadrat ky vit ka qenë më shumë se zhgënjyes. Në 37 ndeshje në Premier League, Tottenham ka grumbulluar 38 pikë, duke humbur 21 ndeshje, vetëm dy më pak se Ipsëich, i dyti në fund të renditjes.
Edhe United nuk ka bërë më mirë, madje ka bërë ndryshime dhe në pankinë gjatë këtij edicioni, duke shkarkuar Ten Hag dhe më pas duke thirrur Ruben Amorim, i cili, në një moment të caktuar, e kuptoi se mund të përqendrohej vetëm te Europa League, duke mos e aktivizuar praktikisht kurrë të njëjtin formacion titullar në Premier League.
“Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në Evropë por Spurs shohin historinë që kanë me United këtë sezon. Në ndeshjet direkte të dy skuadrave, Tottenham është dukshëm i favorizuar pasi i ka fituar treja, dy takimet në Premier League, 3-0 në Old Trafford dhe 1-0 në Londër si dhe i eliminojë në çerekfinalet e Carabao Cup duke fituar 4-3. Megjithatë, tre ndeshje “të padobishme” teksa asnjë skuadër nuk arriti ndonjë objektiv në fund
Në Premier League, United dhe Tottenham janë respektivisht në vendin e 16-të dhe të 17-të por pavarësisht kësaj, sot garantohet një ndeshje e luftuar me shumë emocione dhe dëshirë nga të dyja skuadrat për ta mbyllur me një trofe këtë sezon.
Dueli Tottenham-Manchester United do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00 në Bilbao. (A2 Televizion)