40 ndeshje pa humbje, Spanja mund 4-1 Kroacinë, Yamal i papërmbajtshëm

Nga Dea Kozma
30 Shtator 2026, 11:55 | Futboll

Spanja vijon me ritëm perfekt në Nations League dhe jep një tjetër sinjal të fortë. Kampionët e botës mposhtën 4-1 Kroacinë në Sevijë, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte Lamine Yamal.

Ylli i Barcelonës e zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, por Kroacia reagoi  shpejt dhe barazoi me Dion Beljon në minutën e 28-të.  Barazpesha ne fushe zgjati shumë pak.. Iberikët rikthyen avantazhin vetëm pak minuta më vonë, me Marc Pubill, ndërsa në pjesën e dytë Yamal mori përsëri skenën.

Në minutën e 63-të, 19-vjeçari shënoi golin e dytë personal, ndërsa Nico ëilliams kompletoi fitoren 4-1. Yamal mbylli ndeshjen me dy gola dhe një asist, ndërsa Spanja regjistroi ndeshjen e 40-të radhazi pa humbje, me 31 fitore dhe 9 barazime.

Me këtë sukses, Spanja merr një tjetër fitore në Grupin A3 dhe konsolidon startin perfekt në Nations League. Ndërsa Kroacia largohet nga Sevija me një humbje të thellë, “La Roja” vazhdon të tregojë forcën e saj edhe në këtë edicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos