Gjermania kërkon reagimin pas një starti zhgënjyes në Nations League. Skuadra e Jurgen Klopp pret Serbinë në “Allianz Arena” të Mynihut, në një përballje ku gjermanët janë ende në kërkim të fitores së parë nën drejtimin e trajnerit të ri. Klopp e nisi aventurën me një barazim 1-1 ndaj Holandës, ndërsa më pas Gjermania pësoi një humbje surprizë 1-0 në shtëpi ndaj Greqisë.
Kështu, pas dy ndeshjeve, Gjermania ka vetëm një pikë, ndërsa Serbia vjen në Mynih pas humbjes 2-1 ndaj Holandës. Përballja bëhet edhe më interesante për Aleksandar Pavlović, mesfushorin e Bayern, i cili ka origjinë serbe nga babai, por ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.
Historiku favorizon gjermanët, me 16 fitore në 29 përballje, kundrejt 8 humbjeve dhe 5 barazimeve. Por Serbia ka fituar përballjen e fundit zyrtare, 1-0 në Botërorin 2010. Tashmë, në Mynih, Gjermania kërkon tri pikët që do ta rikthenin në garën për kreun e grupit. (A2 Televizion)