
Shqipëria ka mposhtur San Marinon me rezultatin e pastër 0-3, në transfertë.
Anis Mehmeti gjeti rrugën e rrjetës për të zhbllokuar rezultatin, shkruan A2.
Goli i dytë nuk vonoi, ndërsa këtë herë është Myrto Uzuni që gjendet në vendin e duhur për të mposhtur portierin e vendasve.
Në pjesën e dytë mendoi Rey Manaj për të shënuar të tretin për Shqipërinë, në minutën e 65-të, duke i “vënë kapakun” fitores.
Me këtë rezultat, Shqipëria merr vendin e parë me 6 pikë të plota, 2 më shumë se Finlanda që u ndal në barazim 0-0 me Bjellorusinë. (A2 Televizion)